Arrestohet serbi që u akuzu për krime lufte n’Kosovë

Shtetasi i Serbisë Zoran Vukotic (45 vjet ), asht arrestu në Nikshiq të Malit të Zi.
Arrestimi asht ba në bazë të fletë arrestit të Interpolit. Fletë arrestin për Vukoticin e kishte shpall UNMIK.

Ai akuzohet për vepra penale, krime lufte kundër popullatës civile.

Vukotic dyshohet se në vitin 1999 në Vushtrri vrau tre shqiptarë.

Mbas arrestimit Vukotic do të vendoset në burgun ekstradues e procesi kundër tij do të zhvillohet në Kosovë.