Arrestohet terroristi i Brukselit, por lirohet nga policia në mungesë të provave

Personi i identifikuem si Faycal C, asht arrestue për vepra terroriste mbas sulmeve të Brukselit, por mbas arrestimit u lirue nga policia në mungesë të provave.

 
Mediat belge e kanë dhanë emnin e tij të plotë të njohun si Faycal Cheffou.

 
Policia i ka lëshue pamjet e kamerave CCTV në përpjekje për me identifikue nji të dyshuem të tretë në sulmet me bomba në aeroportin e Brukselit, Zavendem, shkruen BBC.

 
Sulmet në aeroport dhe në stacionin e metrosë në Bruksel, lanë të vramë 35 persona ndërsa 300 te tjerë të plagosun.

 
Gjithashtu për këto sulme përgjegjësinë e mori grupi terrorist i ashtuquejtun Shteti Islamik (ISIS).