Arrestohet togeri i FSK’s n’Amerikë, qe për çka!

Para dy dite n’Amerikë asht arrestue nji pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nën dyshimin për abuzim seksual me nji të mitur.
Gazeta Fjala nga burime të saja mëson se i arrestuemi asht Nëntogeri i FSK’s, Ismail Sekiraqa.

Gazeta ka kontaktue Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ajo e ka konfirmue se asht arrestue nji pjesëtar i saj, pa dhanë ma shumë detaje rreth identitetit të tij.

Zadhanësi i Ministrisë së FSK’s, Ibrahim Shala, ka thanë se FSK konform dispozitave të saja të mbrendshme ka me marrë dhe masa karshi këtij rasti.

“Po, mund të ju konfirmoj se asht arrestue nji pjesëtar i yni n’Amerikë. Për të njajtin FSK mbas shpalljes së gjykimit ka me ndërmarrë masa”, ka thanë Shala për Gazetën Fjala.