Arrestohet vrasësi i ish-komisarit Artan Cuko

24 vjeçari Mikel Shallari asht vrasësi i ish-komisarit të policisë Artan Cuku, më 8 Prill 2017, në Tiranë.

Lajmi u ba i ditun të Diellën gjate nji konference për media, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili deklaroi arrestimin të Shtunën të Mikel Shallarit.

I pyetun nga gazetarët, kreu i Policisë së Shtetit pohoi se ekzekutori asht person me precedentë penalë.