Arrihet marrëveshja, bashkohen partitë shqiptare në Malin e Zi

Historike! Ma në fund partitë politike shqiptare në Malin e Zi janë ba bashkë, tue formue nji koalicion të gjanë. Tre partitë shqiptare, Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, kanë firmosë marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nëpërmjet këtij koalicioni, që përfshin tre partitë kryesore shqiptare të Malit të Zi, garantohet fuqizimi i faktorit politik shqiptar në vend tue mundësue ma shumë ndikimin në vendimmarrje dhe në jetën politike të Malit të Zi.

Koalicioni i përbamë nga tre forcat ma të mëdha politike, në përbamje të së cilës bashkohen dy deputetë shqiptarë, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, synon nji strategji afatgjatë, e cila ka për qëllim vendosjen e interesave kombëtare mbi ato personale.