Arrihet marrëveshja, Kosova merr kodin telefonik shtetnor +383

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore në Dialogun e Brukselit, ka deklarue se sot asht arritë Marrëveshja për kodin telefonik shtetnor të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Kosova tashma ka me pasë kodin telefonik shtetnor të saj që asht 383, i cili ka me u alokue nga ITU, dhe ky asht nji sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe nji lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë, ka thanë ajo, ban të ditun nji komunikatë nga Kryeministria.

“ITU ka me ja alokue Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 Dhetor 2016. Shteti jonë ka me pasë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera dhe ka me pasë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorë deri më tash ( 381, 377, 386) kanë me u largue nga përdorimi, tha ajo”, thekson komunikata.

Marrëveshja për kodin telefonik asht arritë në saje të angazhimeve maksimale të Bashkimit Europian, i cili ka qenë shumë aktiv në procesin e ndërmjetësimit për harmonizimin e konkluzioneve që saktësojnë obligimet zbatuese për Marrëveshjen për kodin telefonik, ka thanë ministrja Tahiri, dhe po ashtu ka konfirmue se këto konkluzione janë në pajtim të plotë me Marrëveshjen e Brukselit për Telekomin të vitit 2013 dhe Planin Akcional të dakorduem në vitin 2015.

Republikës së Kosovës ka me ju caktue nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) kodi shtetnor telefonik +383, i cili ka me u administrue nga ARKEP dhe institucionet e Kosovës kanë me pasë përgjegjësinë për implementimin e tij.