Arrihet marrëveshja në Shqipni

Palët kanë ra dakort! Pozita dhe opozita kanë mbyllë me sukses negociatat e stërzgjatuna dhe procesi u mbyll ashtu qysh nisi; nga ndërkombëtarët.

Konsensusi asht arritë në bazë të nji formulimi të Komisionerit Johannes Hahn, i cili ka dhanë edhe formulimin përfundimtar të arritjes së tij.

Palët përplaseshin në dy çashtje, që kishin të banin që të dyja me rolin e ndërkombëtarëve.

Menjiherë mbas shpërndamjes së lajmit të “tymit të bardhë”, ka dalë në nji deklaratë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha foli në këtë dalje për “fitore të parimeve të Partisë Demokratike” dhe shtoi se asht vendosë që roli i ndërkombëtarëve në këtë proces me qenë rekomandues.