Arrihet marrëveshja për EULEX’in, konfirmimi pritet nga Brukseli

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka pranue se asht arrit marrëveshja me EULEX’in për vazhdimin e mandatit të tij.

Mirëpo, ka thanë se po e presin edhe konfirmimin nga Brukseli.

“Asht arritë marrëveshja me EULEX’in. Sot presim me marrë konfirmimin nga Brukseli, letërkëmbimin. Kur ta marrin, do ta mbajmë nji mbledhje mbasdite për me miratue Ligjin në procedurë të rregullt, e nesër t’ja procedojmë Kuvendit”, ka thanë Mustafa.
Hajredin Kuçi ka thanë se ligji i ri për vazhdimin e mandatit të EULEX’it do të ketë nji ndryshim “dhe presim që nesër me shtue për pikë të rendit të ditës në seancë të Kuvendit, në mënyrë që EULEX’it me ju vazhdue mandati”.

Qeveria pritet me mbajtë edhe nji mbledhje tjetër gjatë ditës së sotme, rreth orës 18:00, nga ku pritet me u procedue vendimet për në Kuvend.