Arrihet marrëveshja për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni

4 partitë kryesore në Maqedoni kanë arritë marrëveshje për përmbushjen e reformave te nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për me i dhanë fund krizës politike.
Grupet e punës kanë arritë marrëveshje me tejkalue dallimet edhe rreth kompetencave të ministrit të Mbrendshëm që ishte nji nga temat e vështira në këto negociata.
Ligji për punë të mbrendshme ka me u anulue deri me 1 Kallnor të vitit 2017, kurse ministri i ri i emnuem nga opozita ka me pasë mundësi me i ndryshue veç 15 eprorë nga pozitat udhëheqëse të policisë.
“Marrëveshja që arritën katër partitë përfshin pastrimin e listës zgjedhore, hapa për sigurimin e nji raportimi të balancuem, marrëveshje për qeverinë që ka me u formue 100 ditë para zgjedhjeve e sidomos Ministrinë e mbrendshme”, deklaroi ambasadori i SHBA, Jess Baily.
Partitë janë marrë vesh që mandati i Qeverisë së Përzhinës me përfundue nji ditë mbas përfundimit të zgjedhjeve.
Marrëveshja parashikon edhe përkushtim serioz të Parlamentit dhe Qeverisë për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Sa i përket televizionit publik, partitë janë marrë vesh për nji kanal të veçantë në gjuhën shqipe.
Këtë marrëveshje menjiherë e ka përshëndet edhe Komisioneri Johanes Hahhn, përmes Twitter