Arrihet marrëveshje madhështore për klimën globale

Ma shumë se 150 shtete kanë arritë nji marrëveshje, e cila përshkruhet si madhështore, me qëllim të largimit të gazeve të cilat janë tue e ba më të keqe klimën globale, shkruen BBC.

Hydroflurocarbons (HFC) përdoren jashtëzakonisht shumë te frigoriferët dhe kondicionerët e ajrit.

Delegatët, të cilët janë takue në Rwanda, kanë pranue nji amandament kompleks të Protokollit Montreal, që parashikon shtetet ma të pasuna të ndërprejnë përdorimin e HFC-së nga viti 2019.

Megjithatë, disa nga shtetet kanë deklarue që kjo marrëveshje do të ketë ma pak ndikim se sa që pritet.