Arrin n’OKB letra e Familjarëve të të Zhdukunve, kërkohet që Jeremic mos të zgjedhet sekretar i ri i OKB

Konsulli kosovar në New York u ka dërgue letër të gjitha vendeve anëtare të OKB’s përmes së cilës kërkon që Vuk Jeremic mos të zgjedhet për sekretar të ri të Organizatës së Kombeve të Bashkueme (OKB).

Konsulli, në fakt, e ka përcjellë letrën e Shoqatës së Familjeve të të Zhdukunve gjatë luftës në Kosovë.

“Ne, përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve u bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që mos ta zgjedhin Vuk Jeremiqin për sekretar të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në fillim të letrës.

Siç thuhet, “Jeremiqi është person i papërshtatshëm për atë pozitë, sepse vije nga vendi që ka shkaktuar gjenocid gjatë luftës në Kosovë dhe qëllimisht familjeve të të zhdukurve ua ka mohuar mundësinë që të dinë për fatin e me të dashurve”.

Për shkak të kësaj, thuhet në letër, zgjedhja e Vuk Jeremici’t kishte me qenë lëndim për tana familjet e të zhdukunve të vramëve.

Nënshkrues të letrës janë koordinatori i Këshillit të familjeve të të zhdukunve, Bajram Çerkini, përfaqësuesja e Shoqatës “Thirrjet e Nanave”, Nysrete Kumnova, kryetari i Shoqatës për zbardhjen e fatit të të zhdukunve, Haki Kasumi dhe Hysen Hyseni nga Shoqata “Zani i prindëve”.

Vuk Jeremiq, i cili ka lindur dhe është rritur në Serbi, ndodhet në pozitat më të larta në politikën serbe dhe është njëri nga përgjegjësit për gjenocid gjatë viteve të 90-ta në hapësirën e ish Jugosllavisë, krime të cilat përveç qindra mijëra viktimave kanë lënë edhe më shumë se 40 mijë të zhdukur”, thuhet në letër.