Arrinë në 28 numri i të plagosunve në SHBA

Policia e Little Rock, kryeqyteti i shtetit federal amerikan Arkanzas, ka njoftue se asht tue hetue të shtënat në nji klub nate, në të cilin janë plagos 28 persona.

Policia përmes rrjetit Twitter ka ba të ditun se të shtënat kanë ndodh n’orët e hershme të mëngjesit, simbas kohës lokale në klubin e natës “Powr lounge”, mbas grindjes, e cila ka shpërthy gjatë nji koncerti që po mbahej aty, raporton AP.

Shefi i policisë së Little Rock, Kenton Buckner tha të shtanat nuk kanë të bajnë me terrorizëm.