Arritën në Prishtinë ekspertët që kanë me ba obduksionin e Astritit!

Në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë tashma kanë arritë ekspertët e pamvarun të mjekësisë ligjore, të kërkueme nga familja e viktimës.

Autopsia e cila pritet me i përcaktue shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren pritet me fillue së shpejti.

Në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë tashma kanë arritë ekspertët e pamvarun të mjekësisë ligjore, të kërkueme nga familja e viktimës.

I pranishëm asht edhe avokati i familjes, Tomë Gashi, si dhe Sami Kurteshi, si përfaqësues i familjes.

Dehari, nji aktivist i Lëvizjes vetëvendosje, vdiq të Shtunën në rrethana ende të pasqarueme në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ai gjendej në këtë qendër mbasi ka qenë në listën e të dyshuemve për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Korrik të këtij viti.

Familja e Deharit, Lëvizja Vetëvendosje dhe opinioni publik në Kosovë kanë hedh dyshime rreth vdekjes së Astrit Deharit.