Arritshmenia e nxanësve ma e naltë se vitet e kalueme

Ministria e Arsimit ka publikue sot rezultatet e testit të arritshmënisë për nxanësit e klasave të nanta të Kosovës.

Simbas MASHT, arritshmënia në këtë test asht 64,7 për qind.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit tha se arritshmënia sivjet asht ma e naltë se sa vitet e kalueme.

Sekretari i përgjithshëm i MASHT’it, Alush Istogu, ka deklarue se MASHT i ka ba tana përgaditjet që nxanësit me këto pikë të arrituna të aplikojnë në shkollimin e mesëm të naltë.

Simbas statistikave, në landën e gjuhës shqipe rezultati asht 64.7 përqind, gjuhë angleze 77.9 përqind, histori 59.4 përqind, gjeografi 62.3 përqind, matematikë 64.9 përqind, informatikë 72.9 përqind, fizikë 66.9 përqind, kimi 64.1 përqind, biologji, 62.1 përqind.

Me mbi 80 pikë janë 17.2 përqind të nxanësve, me mbi 90 pikë janë 1.5 përqind kurse nën 40 pikë janë 7.1 përqind të nxanësve.