Arsim Bajrami kallxon pse Kadri Veseli nuk kishte kundërkandidat!

konventaa

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arsim Bajrami, ka vlerësu se me zgjedhjen e kryetarit të ri kjo parti ka promovue nji standard të ri të demokracisë së mbrendshme në skenën politike të vendit.

Ai ka thanë se tue i dhanë të drejtën secilit anëtar me konkurue dhe tue lejue nji debat transparent gjatë Konventës, partia ma e madhe në vend ka tregue se ka demokraci të mbrendshme ma të avancueme sesa subjektet e tjera politike.

N’intervistën për “Epokën e re”, Bajrami ka ba me dije se Konventa e PDK’s ka deshmue se në Kosovë asht i mundshëm tranzicioni i lidershipit në mënyrë demokratike.

Ai ka tregue se arsyeja pse z. Veseli nuk kishte kundërkandidat ka tregue se ai ka ndërtue nji karizëm.
Simbas Bajramit, krejt anëtarësia e gjanë e PDK’s e ka pa se njeriun ma të duhun për me udhëheq partinë mbas Hashim Thaçit ka qenë Kadri Veseli.