Arsim Bajrami: Na jena parti ligjore

Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami, gjatë fjalimit të tij në Konventën e 7’të të jashtëzakonshme, i ka thanë fjalët ma të mëdha për partinë e krijueme 17 vite ma parë. Ai ka thanë se partia e tij asht shembull i partive ligjore.
Bajrami ka thanë se PDK ishte partia që e ka ndryshue jetën e qytetarëve.

“… ne jemi nji parti ligjore”, ka thanë Bajrami.
Bajrami ka thanë se PDK’ja e ka dhanë shembullin ma të mirë në skenën politike tue tregue se në politikë nuk duhet me pas anmiq politikë, por vetëm konkurrentë.