Arsim Bajrami: Vetëvendosje nxit gjuhë të urrejtjes nëpër shkolla

Mbramë në Shkollën “Faik Konica” ishte Albin Kurti, e sonte te “Elena Gjika” Visar Ymeri.
Në këtë mënyrë, Vetëvendosje po don me afrue rreth vetes edhe 16-vjeçarët, tue pretendue se nuk ka ba asnji shkelje ligjore e as etike, edhe pse ligji për zgjedhjet e përcakton qartë moshën 18-vjeçare.
Por këto fjalë i demanton kryetari i KMDLNJ’s, Behxhet Shala, i cili tha se këto tubime nuk duhen mbajtë, sepse politika në shkolla asht shkelje e ligjeve.
Simbas Shalës, politizimi nëpër shkolla nuk mundet me nxjerrë kuadro të mira.
E që këto tubime shkelin të drejtat e fëmive, e tha sot në Kuvend edhe deputetja e PDK’s, Blerta Deliu-Kodra.
Deliu ishte shkaku që edhe Ministri i Arsimit me u kujtue për me ba thirrje për mosndërhymje politike nëpër shkolla.
Simbas ministrit, VV po nxit gjuhë të urrejtjes nëpër shkolla, gja që shkel Konventën për të Drejtat e Njeriut.
E derisa deputetja Deliu-Kodra ngriti shqetësimin edhe për lejen nga komunat, zadhanësja e Prishtiëns, Miranda Mullafazliu, përmes telefonit i tha Televizionit Rrokum se këto tubime jashtë orarit të procesit mësimor, VV po i ban me leje të Komunës.
E këtë gja e ka forcue edhe ma shumë Drejtoria e Arsimit e kësaj Komune, përmes nji komunikate për media asht theksue se shkollat si objekte shfrytëzohen për debate publike qoftë nga institucionet, qoftë nga subjektet politike. “Nxanësit kanë vendos vetë a dojnë me qenë pjesë e tubimit politik ose jo, prandaj as që bahet fjalë për shkelje të ligjit.” thuhet në komunikatë.
Mirëpo, i pyetun nga Televizioni Rrokum, zadhanësi Krasniqi thotë se leje të tilla nuk i ka dhanë vetëm komuna e Shpend Ahmetit.
E pamvarësisht këtij debati, Visar Ymeri sonte, e të tjerë përfaqësues të VV’ kanë me vazhdue me u folë për politikën adoleshentëve 16-vjeçarë.