Arsyeja e vërtetë, qe pse Donald Trump largoi kryestrategun e tij (foto)

Steve Bannon ishte këshilltari ma kontradiktor i Donald Trumpit.

Para zgjedhjeve, kur ishte drejtor egzekutiv i faqes ksenofobe Breitbart, ai u quejt “operatori politik ma i rrezikshëm në Amerikë”.

Nji vit ma parë Trump e vuni në krye të fushatës zgjedhore dhe u konsiderue krijuesi i mesazhit populist, anti-imigracion dhe proteksionizmit ekonomik, që e çuen atë drejt fitores.

Shfaqja “Saturday Night Live” e paraqiste si djallin, i matun dhe i kudogjendun, mbrapa shpinës së Trumpit.

Image

 

Lexoni tekstin e plotë

 

Rënia nga pozicioni i Eminencës Gri i Shtëpisë së Bardhë vjen më e heshtur se sa ngjitja e tij, me një shënim të shkurtër: “Shefi i Shtabit John Kelly dhe Steve Bannon kanë rënë dakord reciprokisht, se sot do të jetë dita e fundit për Steve”. Bannon pretendon se ai ka dhënë dorëheqjen, por të gjithë thonë se ai u shkarkua pas presioneve të vetë Kellyt, i cili vendosi të vërë rregull në Shtëpinë e Bardhë.

Thikat e armiqve të tij të shumtë ishin mprehur prej kohësh, dhe kundër tij luante dhe fakti që Trumpit kurrë nuk i pëlqeu që shtypi e quante: “Presidenti Bannon.” Ai i vodhi skenën.

Që nga dita e parë, ai ishte përplasur me këshilltarin e dytë të Trump, Jared Kushner. Roli i tij fillestar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare shpejt iu hoq. Ai ishte në konflikt të hapur me gjeneralët: Mattis në Pentagon, McMaster në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dhe ishte i dyshuar për dërgimin e informacioneve tek Breitbart për të diskredituar këtë të fundit. Në politikën e jashtme, mosmarrëveshja ishte totale: strategjia në Afganistan, dje e vënë në pyetje, gjeneralët që donin më shumë trupa, dhe ai që sugjeronte privatizimin e luftës me mijëra kontraktorë.

Image

Në një intervistë të pazakontë, tri ditë më parë, në revistën liberale American Prospect, Bannon kishte kritikuar ashpër Gary Cohn, ish drejtues në Goldman Sachs dhe ish-këshilltar ekonomik për Trumpin, i cili konsiderohet nga bota e biznesit e vetmja shpresë për të vazhduar uljen e taksave, liberalizimin, rifillimin e punimeve në infrastruktura. “Ata e bëjnë në brekë” tha ai për rivalët e tij, duke premtuar se do të vendoste fajkonj në vendin e tyre. Prioriteti për të ishte “lufta ekonomike me Kinën”.

U tha se Bannon kishte këshilluar presidentin që të mos dënonte suprematistët e bardhë dhe të djathtën alternative, në fjalimin e tij për dhunën në Charlottesville, pasi ata janë pjesë e bazës së tij elektorale. Të tjerë argumentojnë se Trump mendon në të njëjtën mënyrë. Më e vështirë është të parashikosh se çfarë do të ndryshojë tani. Bannon do të vazhdojë të punojë me Breitbart dhe gjithashtu me miliarderin Bob Mercer, huadhënësin e madh të Trump dhe të “Alt-Right”. “Luftë!”, kërcënonte në Tuiter faqja e Breitbart dje. Por, luftë kundër kujt? Kundër “globalistëve” rivalë të Bannonit që qëndruan në Shtëpinë e Bardhë? Sigurisht, fuqia e tij do të mbetet e madhe dhe do të jetë në gjendje ta përdorë atë në favor apo kundër administratës. Nga ish bankier i Goldman Sachs në producent të Hollivudit, Bannon u bë filozof nacionalist i djathtë. Ai ka thënë gjithmonë se lëvizja do të vazhdojë, madje edhe pas Trumpit. /Corriere.it – Bota.al