Arsyeja pse u lirue Latif Gashi

Avokati mbrojtës i Latif Gashit e ka konfirmue për Gazetën Express lirimin e klientit të tij nga burgu. Simbas tij vet Gashi ka ba kërkesë për lirim me kusht nga vuejtja e dënimit.

Mexhid Syla, ka thanë se sjelljet e mira gjatë vuejtjes së dënimit kanë ba që Gashi me u lirue nga burgu.

“Po, klienti im para pak minutash asht lirue nga burgu. Ai ka me qenë nën mbikqyrjen të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri në Kallnor 2018. Klienti im ka ba kërkesë për lirim dhe atij i asht aprovue”, ka thanë Avokati i Latif Gashit.

Ndërkohë që, në bazë aktvendimit të Panelit për lirim me kusht i dënuemi Latif GASHI ka me qenë nën mbikqyrjen të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri me datën 14 Kallnor 2018.

Më 7 Nandor 2015 Gjykata e Apelit pati konfirmue vendimin e Gjykatës Themelore për “Grupin e Llapit”, ku Latif Gashi ishte dënue me vendim unik prej 6 vjet burgim.