Arsyeja pse Veseli e Mustafa nuk shkuen në takimin e Kelmendit

Ramiz Kelmendi, deputet i pamvarun në Kuvendin e Kosovës, sot ishte pregaditë që t’i priste në konakun e tij në Kuçishtë të Rugovës liderët e partive politike për të diskutue për marrëveshjen e Demarkacionit. Por, ky takim dështoi.

Për orën 14:30 ishte paralajmërue se kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Kosovës, Kadri Veseli, kanë me shkue në këtë takim, por Kelmendi ka thanë se as kjo dyshe nuk ka ardhë për takim, mbas mosprezencës së Limajt e Haradinajt.

Për arsyeje se pse Isa Mustafa nuk shkoi në takim, Arban Arbashi ministër nga radhët e LDK’s tha se Kryeministri ishte nisë për të marr pjesë në takimin e thirrun nga Kelmendi, por,mbas marrjes së informatës se liderët opozitarë e anuluen, edhe ai ishte kthye.

Për të njajten arsye e kishte anulue edhe Kryeparlamentari Veseli takimin.