As AAK s’ka ndërrue qendrim për Demarkacionin!

Nënkryetari i AAK’s, Ardian Gjini ka thanë se as mbas takimit me ambasadorët nuk asht arritë nji konsensus sa i përket çashtjes së Demarkacionit.

Ai edhe nji herë ka rikonfirmue qëndrimin se Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës nuk ka ndrrue pozicion për Demarkacionin.

“Nuk ka ndrrim të pozicioneve, AAK e mban qendrimin se marrëveshja për demarkacionin sikur asht sjellë kështu asht e gabueshme, sot e ka thanë edhe kryetari Haradinaj, njajtë kanë mbajt qendrim edhe partitë e tjera opozitare, Kryeministri mendon se gjithçka ka shkue simbas procedurave dhe me rregull. Në këtë pikë nuk kemi pas ndonji përafrim mirëpo duhet shikojmë se çfarë ka me ndodhë tutje”, ka thanë Gjini.