As Amerika nuk e bindi opozitën për Demarkacionin!

Subjektet opozitare nuk kanë ndërrue qendrim rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, as mbas mesazheve të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, për ratifikim të saj.
Mesazhet e zavendëspresidentit amerikan, Joe Biden, për me ratifikue Marrëveshjen për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, nuk i kanë lëviz subjektet opozitare nga qendrimi kundër Marrëveshjes së 26 Gushtit 2015.

Opozitarët thonë se nuk mund të pranohet Marrëveshja me të cilën, simbas tyne, Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë, shkruen sot gazeta “Zëri”.