As dronët s’kane me mund me fluturue nesër mbi shesh – qe pse

Për shkak të ardhjes së mbi 50 delegacioneve zyrtare në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Hashim Thaçi, nesër sheshet e Prishtinës kane me qenë të bllokueme tanësisht, ndërsa sa i takon sigurisë gjithçka asht në dorën e Policisë së Kosovës.

Prej pamundësisë me depërtue mbrenda hapësinës, këto ditë kane qarkullue disa lajme se Lëvizja Vetëvendosje po planifikon me ba nji aksion simbolik me dron, por policia e vendit ka medue edhe për këtë.

Telegrafi meson se n’oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, tashma shihet se asht vendos edhe vetura me interferues valor, përmes së cilës pamundësohet lëvizja e dronëve në hapësinë për 1 perimetër të caktuem.

zonee

Për shkaqe sigurie, përmes kësaj veture mundet me u bllokue gjithçka që ndërlidhet me elektromagnetikë dhe me frekuenca valore.

zone