As Lista Serbe s’e di kur ka me u kthye në institucione

Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga Lista Serbe si duket ka me zgjatë edhe pak kohë.

Kjo për faktin se nuk ka ndonji paralajmërim se zyrtarët e këtij formacioni politik kanë me u kthye në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

Mungesa e deputetëve të kësaj liste në legjislativ asht njani nga faktorët kryesor që po ia pamundëson egzekutivit kosovar me kalue marrëveshjen për demarkacionin e kufinit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashic, ka thanë për Telegrafin se nuk e di se kur do të kthehen ata në institucionet e vendit.

 “Nuk e di edhe nuk mundem me komentue ma shumë për këtë”, ka shtue ai.

Në anën tjetër, zavendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dje ka theksue se Lista Serbe në asnji moment nuk i ka “ngri” funksionet e zyrtarëve të saj në Qeverinë e Kosovës.