As në lokacionin e dytë s’ka varreza masive!

Dy lokacionet në të cilat asht gërmue në kërkim të gjetjes së varrezave mbrenda kampusit universitar të Prishtinës n’afërsi të Kishës Ortodokse Serbe, nuk kanë rezultue me gjetjen e mbetjeve mortore, ka konfirmue për Radion Europa e Lirë, kryetari i Komisionit shtetnor për persona të pagjetun, Prenk Gjetaj
Punimet në terren kanë zgjat dy ditë.

Kurse në lokacionin e tretë të dyshuem, mbrapa Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, gërmimet do të nisin ditëve në vijim, ka konfirmue ai.

Gërmimet në kampusin e UP’s, filluen më 13 Korrik me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, mbas mbledhjes së informacioneve nga deshmitarët.

Dyshohet për viktima të perkatësisë shqiptare që, siç thuhet, mund të jenë varros në mbrendi të kampusit në periudhën e luftës në Kosovë.

Në fillimin e gërmimeve mori pjesë edhe nji delegacion i Serbisë për personat e pagjetun.