Asambleisti i Vetëvendosjes në Prishtinë i bashkohet PDK’s, tregon arsyet

Misim Bajrami, asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje ka kalue në PDK. Kjo asht ba e ditun në nji konferencë të thirrun nga dega e PDK në Prishtinë e udhëhequn nga Lirak Çelaj.

Simbas Bajramit, arsyeja e largimit të tij nga LVV asht se gjatë qeverisjes së tij, Shpend Ahmeti, nuk ka ba asgja për komunën e Prishtinës.

Madje, ai ka shtue se në Vetëvendosje nuk egziston demokracia e mbrendshme.

“Qeverisja e Shpend Ahmetit asht e dështueme tue i marrë shembujt konkret. Shihni rregulloren, qytetarëve në Hajvali iu asht rrite tatimi në pronë. Ka parregullësi të shumta. Demokracia e mbrendshme në VV nuk egziston. Kosovës i duhet PDK’ja. Na priftë e mbara. Me sinqeritetin ma të madh jam mundue me gjet nji pikë ndryshimi, por nuk ka ndryshim me Vetëvendosjen. Këtë ka me dëshmue koha”, ka thanë Bajrami.

20731376-10214639485038750-276225360-n