Asambleja e NATO’s, Kodheli: Aleanca të hapë nji faqe partneriteti me Kosovën

Shqipnia ka mirëpritë për herë të parë Asamblenë Parlamentare të NATO’s. Për 3 ditë me radhë pjesëmarrës nga 28 vende te Aleancës kanë me diskutue në Tiranë për sfidat kryesore me të cilat përballet NATO.

Në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë, ministrja e Mbrojtjes se Shqipnisë, Mimi Kodheli, mbajti nji fjalim para të pranishmeve.

“Na, në Shqipni, besojmë fort në rolin unik dhe të pazavendësueshëm të NATO’s, prandaj çdo vend i rajonit tonë duhet me u inkurajue me i vlerësue dhe shqyrtue mundësitë e shumta, që vetëm marrëdhania me NATO’n mundet me ofrue”, tha mes tjerash ministrja e Mbrojtjes së Shqipnisë, Kodheli.

Kodheli foli edhe për Kosovën, tue shtue se, “gjithëpërfshimja asht nji domosdoshmëni, prandaj neve na duhet nji qasje konstruktive me të gjitha vendet e rajonit. Jemi të mendimit se ka ardhë koha që NATO me hapë nji faqe të re dialogu dhe partneriteti të strukturuem me Kosovën”.