Asambleja e NATO’s. Rama: Përfshimje e plotë e Ballkanit!

ramamaasambleja

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka përshëndet punimet e Asamblesë së NATO’s tue e vlerësue si shumë të randësishëm këtë mbledhje në kryeqytetin e Shqipnisë.

Kreu i qeverisë theksoi se “perfshimja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë nji investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja ma e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”.

“Anëtarësimi në NATO ishte historik dhe përcaktoi t’ardhmen e re për Shqipninë. Shqipnia asht e interesueme që edhe Mali i Zi dhe Maqedonia të anëtarësohen në NATO. Integrimi i Kosovës, nuk asht domosdoshmëni për vetë Kosovën, Ballkanin, por edhe për të gjithë familjen euroatlantike. Përfshimja e plotë e Ballkanit në NATO do të jetë nji investim kapital për të mirën e rajonit dhe përgjigja ma e qartë për ambiciet gjeopolitike të aktorëve të tjerë”, tha Rama.