Asambleja e Përgjithshme e OKB’s nis punimet në New York

Udhëheqësit botnor mblidhen sot në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, takimi i 71’të vjetor.

135 udhëheqës të shteteve dhe qeverive dhe dheta ministra kanë me zhvillue takime deri më 26 Shtator.

Në agjendë janë krizat globale, si: konflikti në Siri, sulmet e ekstremistëve islamikë dhe zhvendosja e miliona njerëzve nga luftimet dhe varfnia.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkueme, Ban Ki-moon, dhe presidenti i Shteteve të Bashkueme, Barack Obama, kanë me ju adresue Asamblesë sot, për herë të fundit.

Shumë udhëheqës janë mbledh nji ditë ma herët, për me ndjek nji samit të OKB’s për refugjatët dhe migrantët.

Në këtë samit asht miratue deklarata për sigurimin e nji përgjigjeje ma të koordinueme dhe ma humane për 65.3 milionë njerëzit e zhvendosun.