Asambleja vjetore e OKB – Liderët botnorë mbledhen në New York, me interes fjalimi i Trump n’OKB

Udhëheqësit botnorë kanë me u mbledhë sot në New York, ku nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkueme.

Pjesa ma e madhe e vëmendjes ka me qenë te presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka me ju adresue këtij tubimi për herë të parë me 19 Shtator.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka me pasë po ashtu paraqitjen e parë si udhëheqës kombëtar.

Në mesin e atyne që nuk kanë me marrë pjesë janë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Të dy kanë dërgue ministrat e tyne të jashtëm.

Udhëheqësit priten me u përqendrue në disa nga pikat ma të nxehta në botë, ku prioritet përban Korea e Veriut me programet e saj me raketa bërthamore dhe ballistike.

Shperndaje në: