Asannge merr nji lajm të keq, i bllokohet qasja n’internet!

Julian Asange ka me ju bllokue qasja n’internet deri në fund të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, deklaroi avokatja Melinda Taylor.

Ajo shtoi se ka pak mundësi që nji hap i tillë ka me rrezikue aktivitetet e WikiLeaks.

Qeveria e Ekuadorit javën e kalueme kumtoi se Ambasada në Londër e bllokon qasjen në internet për Asannge, sepse WikiLeaks publikoi nji postë elektronike që e damton fushatën parazgjedhore të Hillary Clinton.