Asgjësohen mbi 12500 bimë kanabis në Tropojë e Vlorë!

12.514 bimë narkotike janë asgjësue në Tropojë dhe Vlorë.

Në sajë të këtyne operacioneve janë arrestue dy persona.

Operacioni antidrogë i policisë së Tropojës i koduem ” Alpet” asht finalizue me asgjësimin e 514 rrajëve narkotike dhe sekuestrimin e nji arme.

I arrestuemi asht Gjergj Ulndreaj, 55 vjet, banues në fshatin Gjonpepja. 134 rrajë janë gjetë në fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të Gjergj Ulndreaj dhe D.D, 82 vjet dhe asht asgjësue me anë të djegies.

Në sajë të këtij operacioni gjithashtu janë procedue penalisht edhe D.D., 82 vjet, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë. Gj.D., 58 vjet, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë, me funkcion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj.

Policia e Vlorës ka asgjësue rreth 12.000 bimë kanabis.

Bimët janë gjet të kultivueme në fshatrat Dukat, Kudhës dhe Treblovë, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të denduna, të cilat u asgjësuen me anë të djegies me zjarr.