Asht arrestue edhe nji aktivist i Vetëvendosjes. VV: Liri për aktivistët!

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftue se sot asht arrestue nga Policia e Kosovës, aktivisti i saj Faruk Dakaj.

Përmes nji njoftimi, Vetëvendosje ka thane se ky arrestim asht ban ë vazhdën e fushatës së pushtetit për me i arrestue e burgos tanë aktivistët opozitar.

Policia e Kosovës arrestoi sot aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Faruk Dakaj. Ky arrestim është në vazhdën e fushatës së pushtetit për t’i arrestuar e për t’i burgosur aktivistët opozitarë, duke keqpërdorur kështu skajshmërisht sistemin e drejtësisë.
Kundër Qeverisë së Kosovës janë mbledhur mbi 100 mijë qytetarë nëpër sheshe të Prishtinës, më 9 janar dhe 17 shkurt, prandaj ajo është në panik. Marrëveshja për “Zajednicën” dhe ajo për demarkacionin me Malin e Zi asnjëherë nuk do të mund të zbatohen në Kosovë. Qeveria antikushtetuese nuk mund të vazhdojë duke përjashtuar dhe arrestuar opozitën. Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme. Liri për aktivistët!”, thuhet në njoftimin e VV’s.