Asht gjet nji person i vdekun në Podujevë

Një person me iniciale Sh.P. asht gjet i vdekun në komunën e Podujevës
Policia e Kosovës në rajonin e Podujevës, e ka konfirmue vdekjen e nji personi mashkull.

Bekim Bislimi, shef i stacionit të Policisë, ka thanë për lajmi.net se ekipet e policisë dhe prokurori kujdestar janë në vendin e ngjarjes, por asht ende herët me u konstatue nëse kemi të bëjmë me vrasje.

Burime të lajmi.net thonë se personi i vdekun asht nga fshati Dumosh dhe ka qenë punëtor i KEDS’it.

Sikur mesohet, të ndjerin e kishte kontaktue nji person i panjohun për me pyet diçka dhe mbasi ka dale, nuk asht kthye ma në shtëpi.

Sh.P. asht gjet i vdekun sot në rrethana të panjohuna, mirëpo dyshimet e para janë se ai asht vra.