Asht gjetë i vdekun nji pjesëtar i Njisisë Speciale Antiterror i Serbisë

Nji pjesëtar i Njisisë Speciale Antiterror i Serbisë asht gjetë i vdekun në anije në Beograd, ka konfirmue sot Ministria e Mbrendshme e Serbisë, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

Ministria kallxon se trupi i vdekun i 26 vjeçarit V.G. asht gjetë mbramë dhe u dërgue në autopsi.
Simbas raporteve të mediave nga Beogradi, supozohet se personi V. G. ka ba vetëvrasje, ndërsa detajet e vdekjes së tij kane me u tregue mbas hetimeve. /rel/