Asht hapë arkiva e Titos, qe thesaret dhe sekretet e gjetuna

single_652x435_1397894407Tito

Komisioni Kombëtar i Serbisë ka hapë sekretin ma të madh të Jugosllavisë për 33 vjet.
Asht hapë kasaforta personale e Josip Broz Titos, liderit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe ish-federatës.

Mbas vdekjes së Josip Brozit me 4 Maj 1980, simbas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, të gjitha gjasendet personale të Titos mbeten të mbylluna.

Medaljet e Titos, simbas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, pamvarësisht nga vlera e saj, nuk i ka ruejtë Banka Kombëtare e Serbisë. Tue pasë parasysh se, disa prej këtyne medaljeve kanë vlera të mëdha materiale, asht propozue që familja me i mbajtë kopjet tue u kompenzue edhe me vlerë monetare, ndërsa medaljet origjinale me mbetë në vende publike.

Në thesarin e Titos qe çka u gjetë:

1. 29 kilogramë e 366 gramë ari në shufra dhe pluhun
2. 2663 monedha ari dhe dukatë
3. 1271 copa monedha numizmatike
4. 26, 219 dollarë amerikanë
5. 36 mijë marka gjermane
6. 149 copa bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq)
7. Safir i kaltër i familjes Romanov
8. 18 komplete enë të argjendta, argjendtë të praruem
9. 83 copa mansheta, pako t’cigareve, medaljone, zinxhira, sheja etj.

TITO-439x6201463828594