“Asht koha e fitores”, aviacioni irakian paralajmëron çlirimin e Mosulit nga ISIS

Forcat Ajrore të Irakut hodhën mija trakte ose fletëpalosje mbi Mosul të Shtunën në mbramje që të paralajmëronin banorët për nji ofensivë të egër në qytetin e pushtuem nga ISIS, njofton CNN.

“Asht koha e fitores”, godiste titulli i njanës prej fletëpalosjeve simbas stilit të gazetave, titull që citonte Presidentin e Irakut Haider al-Abadi në nji thirrje drejtue banorëve të Mosulit.

“Koha për të festue nji Irak të çliruem, pa ISIS apo çdo lloj besimi të zi.”

Në nji tjetër titull thuhet: “Na jemi tue u pregaditë për akcionin për çlirimin e Mosulit dhe rikthimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.”

Fletëplosja katërfaqshe u thoshte banorëve se forcat e koalicionit ishin tue ba përparime në qytetin e dytë ma të madh të Irakut dhe që asnji nuk duhej të kapej nga paniku.

Banorëve iu kërkohej të qëndronin larg pjesëve të caktueme të qytetit, të shmangnin pozicionet e ISIS’it, të qëndronin në shtëpitë e tyne dhe të mbyllnin mirë dyert dhe dritaret. Po ashtu, ishte përfshi dhe nji numër telefoni për të njoftue lëvizjet e ISIS’it.