“Asht rritë ndikimi i grupeve ekstremiste në Kosovë”

Analiza e fundit e bame nga Programi i Kombeve të Bashkueme për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkueme (USAID), mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ka vnue në pah se Kosova mundet me u ba objekt i sulmeve terroriste.

Në këtë analizë janë dhanë perceptimet e qytetarëve të Kosovës lidhun me ekstremizmin e dhunshëm dhe rezistencën e shoqnisë ndaj presioneve që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste.

Rezultatet e grupeve të fokusit konfirmojnë gjetjet se ndikimi i grupeve ekstremiste në Kosovë asht rritë.