Asht vendi ma i vogël n’Europë por ka pensionin gati 2000 euro!

Besoni apo jo, por pensioni mesatar në Luksemburg këtë vit asht 1800 euro.

Ky vend i vogël në zemër të Europës Perëndimore, rreth 213 kilometra nga Brukseli, 372 km nga Parisi, 209 km nga Këlni dhe 65 km nga Metz, në verilindje të Francës, gëzon me të vërtetë progres ekonomik, shkruen Albinfo.ch.

Mbas Luksemburgut, asht Norvegjia me nji pension mesatar prej 1,500 euro, e ndjekun nga Gjermania me 1200, Holanda me 1100 ashtu si janë edhe pensionet në Zelandën e Re.