Asht vra lideri i ISIS Abu Bakr al-Baghdadi

Abu Bakr al-Baghdadi asht vra nga nji sulm ajror i udhëhequn nga SHBA..

Në nji deklaratë lidhun me organizatën terroriste thuhet: “Abu Bakr al-Baghdadi asht vra nga sulmet ajrore të koalicionit në Raqqa në ditën e pestë të Ramazanit.”

Nji tjetër burim pretendon se ai vdiq në Mosul, Irak.

Kolonel Chris Garver tha në nji e-mail se nuk mundet me konfirmue asgja, megjithatë edhe televizioni Al Sumariya ka citue se udhëheqësit tjerë të ISIS janë plagosun gjatë këtij sulmi ajror, në nji nga selitë e komandës në kufinin me Siri.

Gjithashtu, mediat indiane dhe iraniane kanë konfirmue vdekjen e liderit Abu Bakr, edhe pse ende nuk asht verifikue.