Ashton kallxon se cilën rrugë duhet me ndjekë vendet e Ballkanit!

Shqetësimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj ndikimit që mund të ketë dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian, mbi procesin e zgjanimit janë të kuptueshme, thotë ish shefja e BE’s për politikën e jashtme, Catherine Ashton.

Gjatë nji diskutimi në Qendrën Wodrow Wilson në Washington, Ashton tha megjithatë se vendimi i votuesve britanikë për dalje nga BE nuk ka ndryshue qasjen afatgjate të Brukselit ndaj zgjanimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Mbas miratimit të referendumit për daljen nga Bashkimi Europian, Britania po shqyrton tash mënyrat e shkëputjes.

Analistët thonë se Britania ka dy rrugë për dalje nga Bashkimi Europian, të ashtuquejtunat rruga e butë dhe ajo e fortë.

“Në thelb, rruga e fortë do të thotë dalje e menjihershme nga Bashkimi Europian pa marrëveshje për t’ ardhmen e marrëdhanieve me të, dhe në sytë e atyne që e shohin këtë si dalje të fortë, na bahemi nji vend plotësisht i pamvarun, i cili e sheh Europën në distancë.

Dalja e butë do të thotë nji qendrim sa ma afër Europës, në nji distancë fare të vogël nga BE, ku mund të kemi përfitime nga tregu i perpashkët, mund të bajmë marrëveshjen për çashtje të ndryshme si imigracioni, që ishte çashtje e madhe e fushatës për dalje nga BE, e kam fjalën për emigracionin mbrenda Europës, dhe ku ne do të operonim pothuej sikur të ishim nji vend anëtar, që do të mund të përfshinte kontributet financiare për buxhetin e BE’s për gjana të caktueme si mbrojtja, siguria etj”, thotë ish-shefja e Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Catherine Ashton.

Prandaj, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet me punue ma shumë në përmbushjen e detyrimeve të tyne për me tregue se ato duen me u ba anëtare të Bashkimit Europian, thotë Ashton.