ASK: Sa pati të hyra dhe shpenzime Qeveria për 2015!

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikue statistikat e llogarive qeveritare në Kosovë për vitin që shkoi, ku paraqitet pasqyra e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare mbrenda kësaj periudhe.

Simbas ASK’s, të hyrat e Qeverisë së përgjithshme në vitin 2015 ishin 1,706.1 milionë euro, ku krahasue me të hyrat e vitit të kaluem ka pas nji rritje prej 26.4% të hynave.

“Pjesën ma të madhe e të hyrave e përbajnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65% të totalit e të hyrave, ndërsa pjesa e mbetun e të hyrave asht shpërnda në kategori të tjera të hyrave.

Totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishte 1,612.3 milionë euro.

Pjesën ma të madhe të shpenzimeve e përbajnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje prej 31%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 24%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 19%; dhe konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 14%.

Pjesa e mbetun e shpenzimeve asht shpërnda në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK’s.