Asnji autobus sot nuk u nis nga Prishtina, kjo asht arsyeja!

Sot asht bllokue qarkullimi i autobusëve nga Prishtina për në linjat tjera jashtë kryeqytetit.

Kjo ka ndodh mbasi pronarët e autobusëve që kanë linja përreth Kosovës, janë tue protestue mbrenda Stacionit të Autobusëve.

Bahet e ditun se kjo ka ndodh mbasi kompanitë e autobusëve po kundërshtojnë vendimin e menaxhmentit të Stacionit të Autobusëve që udhëtarët me pague biletat mbrenda nëpër sportele.

Protesta e kompanive të autobusëve po përcillet edhe nga njisitet policore.

Gjithashtu bahet e ditun se policia i ka largue të gjithë udhëtarët që nuk posedonin bileta.

 

Shperndaje në: