Asnji nga liderët kryesorë të Kosovës nuk ka reague ende për sulmin ndaj Kuvendit!

Tre liderët kryesorë të Republikës së Kosovës ende nuk janë deklarue për sulmin e mbramshëm në Kuvendin e Kosovës.

Ata zakonisht reagojnë shpejt, por Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa e Kryeparlamentari Kadri Veseli ende i kanë në faqet e tyne zyrtare në Facebook postimet e vjetra.

As edhe nji fjalë nga ta deri tash, për sulmin me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës.