“Asnji Qeveri s’ka me mujt me ndalë funksionalizimin e Speciales”

Avokati, Tomë Gashi, ka thanë se Gjykata Speciale frik ka me ardhë me aktakuzat e para.

Gashi në nji intervistë për Ekonomia Online, ka thanë kush do që ka me formue qeverinë e re nuk ka me mujt me ndalë punën e kësaj gjykate.

“Kushdo që ta marr pushtetin, askush nuk mundet me ndal punën e Gjykatës Speciale, për shkak se për me funksionalizue atë kanë qenë të detyrueshme edhe ndryshime të Kushtetutës, përveç nxjerrjes së ligjeve. Por, edhe nëse synohet për m’i ndryshuue do duhej që edhe vetë deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës të votojnë kundër, mandej duhet numri prej mbi 80 deputetë të Kuvendit, tue e përfshi edhe pakicën serbe. Kjo kishte me qenë mënyra e vetme”, ka sqarue Gashi.