Asociacioni i njianshëm i ban “bashkë” Qeverinë dhe opozitën

Paralajmërimi për themelimin e njianshëm të Asociacionit të Komunave Serbe nga ana e serbëve të veriut asht i papranueshëm për Qeverinë dhe për opozitën kosovare. Nji veprim i tillë, simbas Qeverisë, kishte me qene humbje kohe për serbët dhe njikohësisht edhe bllokim në procesin integrues.

Politikanët serbë të veriut të Kosovës janë tue i bashkërenditë veprimet me Qeverinë në Beograd për me themelue njianshëm Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si shejë kundërveprimi ndaj zvarritjes së formimit të tij nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Bile, simbas burimeve nga veriu, serbët janë të gatshëm me veprue jashtë Prishtinës, tue mos pritë deri në “pafundësi”.

Por, Qeveria e Kosovës, subjektet opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se, funksionalizimi i njianshëm i Asociacionit kishte me ba që institucionet e Kosovës mos me pranue ate si legjitim dhe se serbët në Kosovë nuk kishin me pasë kurrfarë përfitimi nga formimi i këtij Asociacioni, shkruen sot gazeta “Zëri”.