Asociaiconi i komunave serbe ma i fortë në raport me atë të krejt komunave tjera

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), pjesë e të cilit janë 34 komuna vendore, ka shumë ma pak kompetenca dhe buxhet se sa Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, pjesë e të cilit janë veç 10 komuna serbe në nivel vendi.

Derisa Asociacioni i madh i komunave nuk ka as gjysë milioni euro buxhet, “Zajednica”, ashtu siç po i referohet opozita Asociacionit të Komunave Serbe, nuk ka me pasë kurrfarë krize buxhetore për me funksionue në të ardhmen, shkruen sot gazeta ‘Zëri’.

Kjo mbasi që Asociacioni ka me marrë buxhet nga Serbia, nga të hyrat që grumbullohen nga pikat doganore në veri të vendit, si dhe nga Bashkimi Europian.