Assad: Lufta s’ka mbarue, por e kemi parandalue komplotin e Perendimit për me më rrxue

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thanë sot se derisa vendi i tij i ka parandalue komplotet e Perendimit për me rrxue atë, ushtria e tij ende nuk i ka mposhtë kryengritësit dhe se lufta vazhdon.

Në nji fjalim televiziv, Assad, ka thanë se edhe pse ka sheja të fitores mbas luftës civile gjashtë vjeçare e gjysë, “beteja vazhdon dhe se ku ndodhemi ma vonë dhe a ka me qenë e mundu me folë për fitore .. kjo asht nji çashtje tjetër”.

Assad nuk dha spjegime për këtë.

Megjithatë, ai shtoi se ndihma e ofrueme nga aleatët e saj, Rusia, Irani dhe lëvizja e Libanit, Hezbollahu, ia kanë mundësue ushtrisë së tij me korr fitore në fushëbeteja dhe me ulë barrën e luftës.