Astrit Dehari asht vellau i Arbënorit, aktivistit tjetër të VV’s që vdiq tragjikisht!

Me 11 Qershor të vitit 2014, ka ndërrue jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbënor Dehari, që asht vëllau i Astritit që ndërroi sot jetë në Burgun e Prizrenit.

“Arbënori rrjedh nga një familje patriotike me prejardhje nga Kumanova. Ai ishte aktivist i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, që nga vitet e para të formimit të saj, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata. Ka qenë i ngarkuar me detyra konkrete dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes, duke qenë me vite anëtar i Sekretariatit Për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën për media të VV’s.

Prej vitit 2012, i ndjeri ka qenë sekretar organizativ i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke qenë ndër aktivistët kryesorë dhe më meritorë në fushatën e LVV-së, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato të përgjithshme”, thuhet në kumtesën e atëhershme të VV’s.

Arbënor Dehari humbi jetën tragjikisht tue ra nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte.

Ai ishte aktivist i Vetëvendosjes që nga formimi i saj, si anëtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje.