Astrit Haraqija pranon se rregulloi viza italiane, edhe thotë se s’asht pishman

Ish-ministri i kulturës Astrit Haraqija, i cili po akuzohet se siguroi klientë për viza për grupin e Ukë Rugovës, ka pranue se asht marrë me rregullimin e vizave për simpatizantë e anëtarë të partisë së tij.

Në nji bisedë për KALLXO.com, Haraqija ka pranue se ka lehtësue viza.

Pas arrestimit e kam thënë edhe publikisht se kemi bërë diku 40 deri në 80 viza njerëzve të Gjakovës, raste qoftë humanitare. Për shembull çështje shëndetësore ose ekonomike, i kam përkrah për viza edhe nuk mu ka dukur asgjë tmerr për arsye se ne kemi suportuar njerëz nga viti 1995. Nuk është se ka qenë diçka e re për mu”, thotë Haraqia.

Haraqjia mohon pretendimet e prokurorisë se veprimtaria e tij ishte ilegale, madje pretendon se të gjithë ministrat e zavendësministrat e Kosovës ndërmjetësojnë për viza.

Edhe sot unë nuk e di cili ministër ose zëvendës ministër nuk e suporton dikë nëpër ambasada për me marrë një vizë. Edhe unë nuk jam pishman për atë që e kam bërë edhe jam mëse i sigurt që kush 1 euro nuk ma ka dhënë”, shton ai.

Ish ministri i Kulturës përballet me aktakuzë të prokurorisë që nga java e kalueme. Prokuroria pretendon se roli i Haraqisë në grupin e Ukë Rugovës ishte për me sigurue klientë për grupin.

Qysh shkruhet në aktakuzë, dëshmitarë të shumtë kanë dhanë prova se ai ishte tue rregullue viza Italiane për ta.